Vendosni fjalën kyçe....

“Taksa ndaj mallrave i kushton Serbisë 400 milionë euro në vit” – Ministri i Tregtisë


Ministri i Tregtisë së Serbisë, Ljajiç, ka pohuar se nga vendosja e taksës ndaj mallrave serbe prej Prishtinës, i ka kushtuar Beogradit rreth 400 milionë euro humbje.

Në një deklaratë të dhënë RTS-në (Redio Televizioni i Serbisë), ka shtuar se përveç humbjeve financiare, humbjet janë edhe në nivelin e daljes së markave serbe nga tregu i Kosovës, duke rrezikuar moskthimin aty edhe pas heqjes së taksës, pasi ato prodhime janë zëvendësuar nga ato të vendeve të tjera, shkruan Lajmi.net.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka më mallra ushqimore nga Serbia qendrore, në të njëjtën kohë, dyfish më tepër është rritur furnizimi me mallra nga Greqia, Hungaria, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, kurse 50 për qind nga Maqedonia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *