Vendosni fjalën kyçe....

Taksë të re për çdo qytetar që hyn në Tiranë? Bashkia e Tiranës mohon lajmin: Veliaj u keqkuptua


Pas lajmit se Veliaj do ti kërkojë qeverisë të vendosë taksë për çdo jo banor të Tiranës që hyn në metropol për të marrë shërbime të caktuara, vjen një reagim nga Bashkia e Tiranës.

Këshilltari për Median në Bashkinë e Tiranës, Renato Kalemai e ka konsideruar këtë një lajm të rremë, pasi sipas tij deklarata e djeshme e Veliajt në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është keqkuptuar.

Sipas Kalemit, Veliaj ka kërkuar trajtim ndryshe nga qeveria në grantet që merr, që ato të mos llogariten në banorë por në përdorues ditorë të qytetit.

“Ne degjesen e djeshme ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve per projekt-buxhetin e vitit 2020, i ftuar edhe ne cilesine e kryetarit te Shoqates per Autonomi Vendore, kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi idene per nje ligj te veçante per Tiranen, siç e kane edhe kryeqytete te tjera ne Europe (Roma apo Prishtina psh), qe Tirana te trajtohet ndryshe nga grantet qe qeveria jep per bashkite. Pra, ndihma e qeverise per Tiranen te mos llogaritet ne baze te banoreve, por te perdoruesve ditore te qytetit, duke qene se ne Tirane merr sherbime e gjithe Shqiperia, e jo vetem banoret e Tiranes.
Por, kjo deklarate u keqkuptua qellimshem nga disa media.

Ndaj, Bashkia e Tiranes gjen rastin te sqaroje qytetaret e saj dhe opinionin publik, se te gjitha lajmet per vendosjen e nje takse per qytetaret qe vijne ne Tirane jane te PAVERTETA dhe nje FAKE NEËS i sajuar nga pronare mediash gjobevenese dhe keqinformuese!

Dy gjera jane te sigurta: Nuk do te paguhet asnje takse ne Tirane nga jo-rezidentet dhe nuk do te paguhet asnje “gjobevenie” nga kryetari i Bashkise per median qe gjeneroi histerine e rradhes!” – shprehet Kalemi.

Ditën e djeshme, kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë. Kjo u kuptua si një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.

Një ligj për Tiranën, do iu vijë si propozim, pse konsumi në Tiranë është më shumë se në çdo qytet tjetër, të gjithë vijnë në Tiranë, në spital, në Gjykatë, pra kur buxhetohen rrugët buxhetohen për banorë por duhet të buxhetohen për përdorues. Kemi marrë disa modele shumë të mira dhe duhet t’i adresojmë këto gjera”- janë fjalët që përdori Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *