Vendosni fjalën kyçe....

“Tensionet SHBA-Kinë mund të çojnë në një konflikt më të madh se Lufta e Parë Botërore” – Paralajmërimi i Kissinger


I mbetur pa kontroll, rivaliteti në rritje mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të shkaktojë një konflikt më shkatërrues sesa Lufta e Parë Botërore, ka paralajmëruar ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger.

Diplomati veteran dhe mendimtari polemizues i çështjeve gjeopolitike u tha të pranishmëve në Forumin e Ekonomisë së Re, të organizuar nga ‘Bloomberg Media’, se tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit mund të zgjidheshin nëse ‘të dy palët përpiqen të kapërcejnë’ dallimet e tyre.

‘Nuk është shumë vonë për këtë, sepse ne jemi ende në pikën e ulët ​​të një lufte të re të ftohtë,’ tha ai gjatë konferencës të enjten.

Ai paralajmëroi, megjithatë, se ulja e tensioneve mes dy ekonomive më të mëdha në botë ishte thelbësor për të shmangur katastrofën.

‘Nëse konflikti lejohet të zhvillohet i pakufizuar, rezultati mund të jetë edhe më i keq se sa ishte në Evropë. Lufta e Parë Botërore shpërtheu sepse një krizë relativisht e vogël nuk mund të zotërohej.’ – theksoi ai.

Ish-diplomati tha se shpresonte që negociatat e vazhdueshme tregtare midis SHBA-së dhe Kinës të lehtësonin bashkëpunimin më të gjerë. Bisedimet tregtare janë ‘një fillim i vogël i një diskutimi politik,’ vuri në dukje Kissinger.

Uashingtoni dhe Pekini janë në mosmarrëveshje për një numër çështjesh të nxehta.

Një luftë për tarifat tregtare, është përkeqësuar nga një mosmarrëveshje mbi Detin e Kinës së Jugut, mbi të cilën Pekini pretendon sovranitet të plotë. Të dy vendet gjithashtu vazhdojnë të grinden për protestat e vazhdueshme në Hong Kong.

Kina ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në për sigurimin e mbështetjes ndaj demonstratave gjithnjë e më të dhunshme, një pohim që Uashingtoni e mohon me vendosmëri.

Këtë javë Kongresi Amerikan miratoi një projekt-ligj që synon monitorimin e të drejtave të njeriut në territorin gjysmë-autonom.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *