Vendosni fjalën kyçe....

Trump i kërkon “Apple” të përfshihet në ndërtimin e rrjetit 5G në SHBA


Presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron që CEO i ‘Apple’, Tim Cook të përfshihet në zhvillimin e teknologjisë 5G në të gjithë SHBA-në, në një përpjekje të dukshme të Uashingtonit për të vepruar kundër ‘kërcënimit’ të gjigantëve të teknologjisë kineze.

Trump shkroi në ‘Twitter’ në mëngjes se i kishte kërkuar Cook-ut të përfshihej me 5G gjatë vizitës së tij në Austin, Teksas, ku vizitoi objektet e ‘Apple’ dhe diskutoi për ndërtimin e një kampusi të ri prej 1 miliard dollarësh.

‘Unë e pyeta Tim Cook-un për të parë nëse ai mund të përfshijë ‘Apple’ në ndërtimin e 5G në SHBA. Ata i kanë të gjitha, paratë, teknologjinë, vizionin  dhe Cook-un!’, shkroi presidenti në ‘Twitter’.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, tha dje se po mendonte të lironte ‘Apple’ nga tarifat e vendosura ndaj Kinës në kuadrin e luftës tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit që zhvillohet. ‘Apple’ përfitoi disa përjashtime tarifore në shtator, por jo të gjitha kërkesat e saj u miratuan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *