Vendosni fjalën kyçe....

Turqia rikthen refugjatët sirianë në shtëpitë e tyre


Turqia njoftoi sot se disa qindra të zhvendosur sirianë ishin rikthyer për herë të parë në një rajon në verilindje të Sirisë nga ku Ankaraja ka dëbuar një milici kurde të mbështetur nga vendet perëndimore.

“Rreth 200 persona, që ishin arratisur më në perëndim të Sirisë në një zonë nën kontrollin turk, janë rikthyer në shtëpitë dhe tokat e tyre në mënyrë vullnetare dhe të sigurt”, konfirmoi Ministria turke e Mbrojtjes në një komunikatë.

Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes, këta persona kanë udhëtuar në një zonë që ndodhet mes qyteteve siriane të Tal Abyad dhe Ras al-Aïn, ku Ankaraja ka sulmuar muajin e kaluar milicinë kurde të Njësive për Mbrojtjen e popullit (YPG).

“Kjo zonë, e gjatë rreth 140 kilometra dhe e gjerë 30 kilometra është quajtur “zonë sigurie” nga Turqia.

Turqia ka ndërprerë ofensivën e ndërmarrë muajin e kaluar kundër YPG-së, pas arritjes së dy marrëveshjeve me SHBA-në dhe Rusinë duke parashikuar tërheqjen e YPG nga pjesa më e madhe e pozicioneve të tyre në kufi me Turqinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *