Vendosni fjalën kyçe....

Vijon lufta për liri e Julian Assange pas rrëzimit të akuzave për përdhunim


Lufta për të liruar themeluesin e “WikiLeaks” Julian Assange vazhdon edhe pas mbylljes së hetimeve për akuzat ndaj tij për përdhunim në Suedi.

48-vjeçari mbetet në një burg në Britani, në pritje të seancës që do mbahet në shkurt të 2020-ës, ku do vendoset nëse ai do të ekstradohet apo jo në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për pirateri kompjuterike dhe spiunazh.

Një prokuror suedez njoftoi të martën se hetimi për Assange për akuzat për përdhunim kishte rënë, duke i dhënë fund çështjes afro dhjetëvjeçare që e kishte detyruar të fshihej në ambasadën ekuadoriane të Londrës, për të shmangur ekstradimin.

Assange i kishte mohuar vazhdimisht akuzat, duke i quajtur pjesë të një komploti për ta diskredituar atë dhe për të siguruar transferimin e tij në SHBA.

Pasi ai u largua nga ambasada në Ekuador, çështja u rihap përsëri.

Zëvendës kryeprokurorja Eva-Marie Persson tha se kalimi i kohës do të thoshte se nuk kishte prova të mjaftueshme për të paditur Assange. Pas vendimit, avokati i akuzueses tha se ajo po mendohej nëse do ta apelonte vendimin.

Greg Barns, këshilltari i fushatës australiane për Assange, tha se kishte dëgjuar nga ekipi i të burgosurve në Mbretërinë e Bashkuar se vizitat ishin anuluar për themeluesin e Wikileaks dhe ai  shqetësohej që i burgosuri mund të mos i kishte dëgjuar ende lajmet se çështja ndaj tij ishte rrëzuar.

“Nëse është rasti që ka vështirësi komunikimi me të në një moment shumë domethënës për sa i përket zhvillimeve ligjore, atëherë kjo është shqetësuese”– i tha ai AAP.

Barns tha se gjendja mendore dhe fizike e Assange ka vazhduar të përkeqësohet gjatë qëndrimit në burg.

Fushata e drejtuar nga Barns, përsërit thirrjen ndaj qeverisë australiane për të ndihmuar Assange dhe u kërkon SHBA-ve të heqin dorë nga akuzat ndaj tij.

Barns tha se fushata nuk ka hequr dorë nga shpresat për Assange.

Themeluesi i Wikileaks në SHBA akuzohet për 18 vepra penale përfshirë këtu komplotin për të hakuar kompjuterët e qeverisë dhe shkeljen e ligjit për spiunazh.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Newshub


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *