Vendosni fjalën kyçe....

Alarm për bombë te bulevardi “Zogu i Parë”, çantë e dyshimtë përtokë


Një alarm për bombë në bulevardin “Zogu i Parë” në kryeqytet, fare pranë sheshit Skënderbej. Policia ka rrethuar zonën, pasi në Bulevard është parë një çantë e zezë e dyshimtë përtokë.

Ka qenë një qytetar ai që ka njoftuar policinë për ekzistencën e çantës së dyshimtë. Forcat e policisë kanë formuar perimetrin e sigurisë ndërsa presin mbërritjen e forcave xheniere për të kontrolluar çantën.

Ndërkohë qytetarë kuriozë duket se nuk kanë patur frikë dhe kanë kaluar fare pranë perimetrit të sigurisë dhe çantës së zezë.

Por pas rreth një ore që kur u zbulua çanta e zezë në Bulevardin “Zogu i Parë”, xhenierët e policisë kanë bërë të mundur hapjen e kontrolluar të çantës.

Me anë të një roboti është kryer edhe shpërthimi i kontrolluar, por më pas çanta ka rezultuar të jete e mbushur me materiale që shërbejnë për punime hidraulike e mekanike si kaçavida, tela, etj.

Forcat xheniere mbërritën me robot dhe bllokues valësh për të bërë të mundur shpërthimin e komanduar të çantës së dyshimtë, por duket se kjo nuk ka qenë e nevojshme.

“Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli” , ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se:

Pas mbërritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– ka njoftuar policia./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *