Kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka hedhur akuza të renda në drejtim të atyre që e kundërshtojnë taksën ndaj Serbisë, e cila u vendos në vitin kaluar.
Ai tha se ata që bëjnë fushatë për heqjen e taksës ose paguhen nga Serbia ose a kanë të lidhur fatin politik me Serbinë, shkruan Lajmi.net.
‘Nuk ka logjikë me thanë qq taksa nuk e ka ndihmu zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo është rrenë. Cili do qoftë ai shqiptar që fletë keq për taksen ndaj Serbisë, ose e ka fatin polikë në një mënyrë a tjetër të lidhur me Serbinë , ose po e hanë parën e Serbisë. Ndryshe nuk ka tjetër. Ka mbërri paraja e Serbisë. Kaq. Unë po dua tu tregojë qytetarëve të Kosovës që të ruhen nga këta. E kanë ngrenë bukën e krajlit, kanë thënë më parë tek ne. Ruaju kush po mundohet me ta heq taksen se është parja e krajlit ose buka e krajlit që është në dem të shqiptarëve’, tha Hardinaj në një intervistë për ‘RTV 21’.