Vendosni fjalën kyçe....

“Bjerini shkurt seksit me gratë” – Conte rrëfen këshillat që u jep lojtarëve për t’i mbajtur në formë


Trajneri i Interit, Conte, ka zbuluar se këshillat e tij taktike për lojtarët shtrihen nga fusha e lojës deri në dhomën e gjumit, pasi ai u jep këshilla për jetën e tyre seksuale për të siguruar që ata të qëndrojnë në formë e lartë gjatë sezonit.

Conte, 50 vjeç, mbërriti te Interi gjatë verës dhe po kërkon të ndihmojë skuadrën e ‘San Siros’ për të thyer hegjemoninë e ish-klubit të tij, Juventus, që ka shijuar për tetë sezonet e fundit titullin kampion.

Në përpjekje për ta bërë këtë, trajneri i njohur i tha ‘L’Equipe’ se këshillat e tij shtrihen deri në jetën seksuale të lojtarëve, pasi ai përpiqet të sigurojë që ata të qëndrojnë sa më të freskët të jetë e mundur.

‘Gjatë sezonit, seksi nuk duhet të zgjasë shumë. Ne duhet të bëjmë sa më pak përpjekje të jetë e mundur. Dhe do ishte mirë që të qëndrojmë poshtë partnerit’, tha Conte për revistën franceze teksa tregonte këshillat që u jep lojtarëve.

‘Dhe mundësisht, lojtarët do të bëjnë seks me gratë e tyre, sepse nëse bëjnë me të tjerat, kjo ka nevojë për veprime shtesë,’ shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *