Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohen dy shqiptarë nga Greqia dhe Italia, të dy të dënuar për vrasje


Ekstradohen nga Italia dhe Greqia dy shqiptarë të dënuar për vrasje.

I pari është 40-vjeçari Festim Rusi, i cili është dënuar me 20 vite burg për vrasjen e një personi me thikë.

“Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis Interpol Tirana dhe Interpol Roma, u bë arrestimi në Romë dhe më pas ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Festim Rusi, alias Besim Rusi 40 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2001, shtetasi Festim Rusi alias Besim Rusi, në fshatin Metalliki në Greqi, pas një debati për motive të dobëta ka vrarë me armë të ftohtë thikë, shtetasin A. R.”, njofton policia.

Ndërsa nga Greqia është ekstraduar një 58-vjeçar shqiptar, Sherif Gjini, i cili rezulton  i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia shqiptare gjithashtu për vrasje.

“Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi i shtetasit shqiptar Sherif Gjini 58 vjeç, lindur në  Elbasan. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2005, në fshatin Linas të Komunës Mollas në Elbasan, shtetasi Sherif Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin A. A.”- thuhet në njoftimin paraprak.

Dy personat e ekstraduar iu dorëzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *