Prodhuesi amerikan i makinave, ‘Ford’ ka zbuluar versionin e tij të parë elektrik të makinës klasike ‘Mustang’, por me skeletin e një SUV-i.
‘2020 Mustang Mach E’ u zbulua gjatë një ngjarjeje në Los Angeles nga ‘Ford’. Prodhuesi automobilistik numër 2 pas ‘General Motors’ planifikon të ketë ‘Mach E’ në treg vitin e ardhshëm.
Ai do dalë në shitje vitin e ardhshëm për rreth 45,000 dollarë.
‘Mach E’, siç është kushëriri i tij me benzinë, mund të vazhdojë të paraqitet në nivele të larta, duke shkuar nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 3 sekonda. ‘Mach E’ gjithashtu do të vijë me rreth 459 kuaj fuqi, sipas specifikave të dhëna nga kompania.