Helmohen disa nxënës të një shkolle në Golem. Mësohet se fëmijët janë paraqitur me shenja helmimi në Urgjencën e Spitalit të Kavajës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë dy autoambulanca nga Tirana janë nisur drejt Kavajës.
Paraprakisht dyshohet se helmimi mund të ketë ardhur nga një spray me përbërje spec djegës dhe alkool.
Kjo nuk është hera e parë kur grupe nxënësish helmohen dhe rasti më i fundit ishte ai në Dibër.