Vendosni fjalën kyçe....

Hiqet emri i Besnik Muçit nga faqja online e Gjykatës Kushtetuese


Hiqet emri i Besnik Muçit, nga faqja online e Gjykatës Kushtetuese.

Aktualisht në faqen zyrtare rezultojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari si edhe Fiona Papajorgji.

Duket se Gjykata Kushtetuese ka vendosur të njohë vendimin e KPA-së për shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit pasi ka njoftuar dhe presidentin Meta për vendin e ri vakant.

Besnik Muçi iu drejtua sot me një letër anëtarëve të GJykatës Kushtetuese përmes të cilës shprehej se ishte në pritje të përgjigjes së tyre, lidhur me mandatin e tij pas vendimit të KPA-së.

“Pavarësisht sa më sipër, me qëllim për të ruajtur integritetin tim dhe të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, lidhur me çështjen administrative të ushtrimit të detyrës, jam në pritje të njoftimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në përmbushje të detyrimeve të nenit 127 të Kushtetutës dhe nenit 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 në një afat sa më të shpejtë të mundur.– shkruante Muçi në letër.

Në këtë letër, Muçi jep edhe argumentet e tij se pjesa urdhëruese e vendimit të KPA-së lidhur me shkarkimin nga detyra si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk është e mbështetur në asnjë referencë ligjore ose kushtetuese. Por duket se këtë përgjigje e mori më në fund në këtë mënyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *