Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta paralajmëron tjetër Konferencë të Jashtëzakonshme


Presidenti i vendit Ilir Meta do të zhvillojë sot një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e kreut të shtetit përmes një njoftimi ku thuhet: “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot në ora 18:30 një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp!”

Ky lajm vjen pas takimit të presidentit me Besnik Muçin, të cilit i kërkoi të rishqyrtojë qëndrimin e KPA-së pas shkarkimit nga detyra si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Muçi akuzoi Kolegjin e Apelimit se e shkarkoi në kundërshtim me ligjin, përderisa ai e ka humbur statusin e magjistratit, në momentin kur u betua para presidentit si gjyqtar  Kushtetues.

Kohët e fundit presidenti ka zhvilluar një sërë takimesh në zyrën e tij, me figura të larta politike në vend, me të cilët është konsultuar për përplasjet me Kuvendin për shkak të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti ka shtuar kohët e fundit deklaratat e tij për referendum popullor, duke e konsideruar atë si të vetmen zgjidhje për këtë krizë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *