Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta pret Besnik Muçin në Presidencë


Presidenti Ilir Meta ka ftuar në një takim gjyqtarin Besnik Muçi, të cilin Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi një ditë më parë nga detyra si anëtar i gjykatës Kushtetuese.

Paraditen e sotme, Muçi i nisi një letër Gjykatës Kushtetuese, ku kërkonte përgjigje nëse ai do vijonte te ishte anëtar i saj apo jo, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që e konsideron si të pa mbështetur në Kushtetutë.

“Pavarësisht sa më sipër, me qëllim për të ruajtur integritetin tim dhe të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, lidhur me çështjen administrative të ushtrimit të detyrës, jam në pritje të njoftimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në përmbushje të detyrimeve të nenit 127 të Kushtetutës dhe nenit 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 në një afat sa më të shpejtë të mundur.– shkruante Muçi në letër.

Në këtë letër, Muçi jep edhe argumentet e tij se pjesa urdhëruese e vendimit të KPA-së lidhur me shkarkimin nga detyra si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk është e mbështetur në asnjë referencë ligjore ose kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *