Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Sot dita e Referendumit të tradhëtisë


Në kohën kur po zhvillohet mbledhja e Komisionit të ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan: “Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. KOHA PËR REFERENDUM TË RI!”

Këtë reagim presidenti e ka shoqëruar me një foto të Kushtetutës së Shqipërisë dhe me një foto ku përshëndetet me një punonjës të Gardës së Republikës.

Në këtë mbledhje, pritet të shqyrtohet opinioni i Komisionit të Venecias, i cili deklaronte se Meta kishte tejkaluar kompetencat por nuk mund të shkarkohej.

Kreu i këtij komisioni Ulsi Manja tha se presidenti i kishte dërguar komisionit një informacion të klasifikuar, që do shqyrtohej nga anëtarët e këtij komisioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *