Vendosni fjalën kyçe....

“Larg duart nga Çelsi” – Abramoviç refuzon shitjen e klubit londinez


Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, ka përjashtuar shitjen e përfolur gjatë të ekipit që bleu në vitin 2003, megjithë problemet për marrjen e vizës për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Bashkëpunëtorë të afërt të presidentit rus, thonë se klubi nuk është më në treg pasi ata nuk morën asnjë ofertë serioze gjatë 18 muajve në të cilin miliarderi rus Abramoviç u mendua se ishte i gatshëm për të shitur aksionet e tij.

Pretendohet se një konsorcium i Lindjes së Mesme kishte ofruar 3.2 miliardë dollarë për Çelsin.

‘Çelsi është jashtë diskutimit për sa i përket Romanit. Ai është vërtet shumë i kënaqur me gjërat si janë.’ – tha një burim pranë presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *