Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas punonjësen e pastrimit në Fushë-Krujë


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fushë-Krujës ku një automjet ka përplasur një punonjëse të bashkisë e cila po pastronte rrugën.

Punonjësja e pastrimit, e moshës 45-vjeçare ka marrë plagë të shumta si pasojë e aksidentit. Ajo është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës me autoambulancë. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Ndërkohë polica ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti. Ende nuk dihet gjë për drejtuesin e automjetit që përplasi gruan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *