Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka gjetur një mënyrë të veçantë që të frymëzojë të rinjtë që të mos largohen nga Shqipëria.
Këtë nuk e bën duke i ofruar një zgjidhje për të përmirësuar kushtet e jetesës, por duke i kërkuar të pranojnë standardet që janë, duke i frikësuar për atë se çfarë i pret nëse shkojnë jashtë shtetit.
Ndërsa ishte e ftuar në emsionin “Ditë e Re” në “RTV Ora”, Kodheli tha se të gjithë ata që shkojnë jashtë vendit përfundojnë duke u kthyer në robotë dhe jepen vetëm pas punës. Por Shqipëria për Kodhelin mbetet vendi më i bukur pasi i ke kafet vetëm një hap larg.
“Shqipëria është vendi më i bukur ku mund të rijnë e të jetojnë të rinjtë. Jashtë je një robot, punë, shtëpi dhe gjumë. Nuk ka kafe, miq dhe shokë, ka vetem punë. Cilësia e jetesës eshtë më e mirë apo shërbimet publike, por nuk gjeni një vend që ka një orë larg liqenin, një orë larg detin apo malin, një hap kafen apo shokun tuaj, nuk ka vend më të dashur se Shqiperia. Ne kemi një mënyrë të jetuari që shumëçka nga bota perëndimore na rri ngushtë dhe ndryshe. Mendoj që ky është një vend që ja vlen mundi”, shprehet deputetja duke inkurajuar të rinjtë të vijojnë të frekuentojnë kafetë.