Vendosni fjalën kyçe....

Meta e çoi padinë në tre Prokurori, Arta Marku dhe Klodian Braho ia kalojnë topin prokurorisë së Tiranës


Vetëm pak ditë më parë, presidenti i vendit Ilir Meta ia dërgoi padinë kundër kreut të KED-së Ardian Dvoranit, tre prokurorive: asaj të Përgjithshme, në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo në mënyrë që të kursente kohë dhe të mos zvarritej çështja nga njëra prokurori tek tjetra për moskompetencë.

Vetëm pak orë pas shqyrtimit të dosjes në Prokurorinë për Krimet e Rënda, prokurori Klodian Braho vendosi t’ja kalojë prokurorisë së Tiranës pikërisht për mokompetencë.

Edhe prokurorja e Përgjithshme Arta Marku e ka kaluar dosjen në prokurorinë e Tiranës dhe duket se topi i mbetet kësaj prokurorie për të vendosur të nisë apo jo hetimet.

Presidenti e akuzon dvoranin për ndërhyrje në punën e institucionit që drejton në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *