Nëse keni një fushë për të lëruar dhe dëshironi ta përfundoni punën në kohë rekord, ju mund të dëshironi të telefononi për të marrë shërbimet e një personi të shpejtë quajtur Guy Martin.
Kjo për faktin se ish-piloti me motor dhe mekaniku i kamionëve është futur në librat e rekordeve me një shpejtësi të re, më të lartën për një traktor, duke arritur shpejtësine e frikshme prej 217 kilometra në orë.
Rasti i dokumentuar në një program televiziv ‘Channel 4’ tregon ish-pilotin në timonin e një automjeti të rëndë ‘JCB’ që thyen rekordin e tij të mëparshëm me gati 32mph.