Një avion “Boeing 777” është përfshirë nga flakët, menjëherë sapo është ngritur në fluturim në Los Angeles.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, gjatë ngritjes një nga motorët e avionit ka shpërthyer në flakë.
RT shkruan se avioni i cili ishte nisur për në Manila, u detyrua të kthehej mbrapa dhe zbarkoi i sigurt në aeroport. Fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar nga ky incident. Besohet se shkak për shpërthimin e motorit në flakë është bërë një defekt mekanik.
Is a plane suppose to spew flames? #airplane #lax @AmericanAir @flyLAXairport pic.twitter.com/62sqcnsW8M
— Big Red (@andrewblakeames) November 21, 2019