Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari në Mirditë


Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Rreth i Epërm në Mirditë.

I plagosuri është identifikuar si Frederik Leka, i cili është sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gjendja e tij është ende në rrezik për jetën.

Shkaqet dhe dinamika e ngjarjes nuk dihen ende ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/ëve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

‘Në vendin e quajtur “Rreth i Eperm” Mirditë,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.’

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *