Një person ka humbur jetën në rrugën Tiranë-Durrës.
Viktima është përplasur teksa ka qenë duke kapërcyer rrugën nga njëri krah në tjetrin.
Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur ndërsa drejtuesi i mjetit, një 37-vjeçar është shoqëruar nga policia.
Ky është i disati aksident me pasojë vdekjen ditët e fundit në rrugët e vendit.
Njoftimi i policisë
‘Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën TR-DR, shtetasi Sh. Sh. i datëlindjes 1982, duke drejtuar mjetin Fiat ATP me targa Italiane EV 310 KF, ka aksindetuar me pasojë me vdekje shtetasin këmbësor i paidentifikuar, drejtuesi i mjetit ndodhet ne vendngjarje.’