Vendosni fjalën kyçe....

Shkoi për ta shoqëruar pas sherrit, 43-vjeçari dhunon me grushta e shkelma policin


Policia e Beratit ka arrestuar një 43-vjeçar, të quajtur Gazment Nezëraj, i cili rezulton me precedentë penale për heqje të paligjshme të lirisë dhe ndërtim pa leje dhe aktualisht ishte në shërbim prove.

Sipas uniformave blu, 43-vjeçari u përfshi në një sherr me persona të tjerë. Kur efektivi i policisë me inicialet H. M., 56 vjeç shkoi për ta shoqëruar Nazëraj iu përgjigj me shkelma dhe grushta. Disa orë më vonë ai u arrestua nga policia.

“Ushtroi dhunë ndaj punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë autori.
Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër për veprën penale “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
G.N, 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, (i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Nërtim pa leje”),
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, pēr shkak të detyrës ka goditur me grushte punonjësin e policisë H.M. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.K, 48 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmenduar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, për shtetasin G.N dhe “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”, për shtetasin A.K.”– thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *