Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Rama e Zaev më autorizuan të flas me Macron-in në emër të tyre


Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka pohuar se kryeministri i Shqipërisë, Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zaev, e kishin autorizuar që të fliste në emër të tyre gjatë takimit me presidentin Macron.

Vuçiç e bëri deklaratën e mësipërme gjatë një interviste për gjermanen ‘Der Spiegel’.

Bëhet fjalë për diskutimet për nismën e Schengenit ballkanik.

‘Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit dhe ne u pajtuam pothuaj në të gjitha pikat, përfshirë edhe atë se unë do të flas me Macronin në emër të secilit, gjë që edhe e kam bërë javën e kaluar’, ka thënë Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *