Gjykata vendosi sot që të lërë në burg të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi, të cilëve një ditë më parë u kishte kaluar afati i paraburgimit.
Mirëpo ata do të qëndrojnë në burg pas akuzave të reja, për punësime në spitalin e Shkodrës. Avokati mbrojtës i Safet Bajrit, Arbër Hoxha,i ka konsideruar si “Flluskë sapuni” akuzat e reja që janë ngritur në drejtim të këtij grupi.
“Është ekstraligjore, ne kërkuam shuarjen e masave të sigurisë për katër persona, masat që ka dhënë gjykata vetëm të reja nuk janë. Kjo dosje është një flluskë sapuni, që do të plaset në momentin e parë që çështja do të kalojë në gjykim.
Nuk ka akuza të reja, thjesht janë të njëjtat akuza, për të cilat kishin kaluar afatet e paraburgimit. Për të hetuarit Behar Bajri, Safet Bajri, Asmer Bilali, Ilir Bajri dhe Ismet Idrizi u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg, Jorida Murati u la në arrest në shtëpi. Murati nuk është e mbrojtur prej meje, Safet Bajri pretendoi me të drejtë se po mbahet padrejtësisht në ambientet e paraburgimit”, u shpreh avokati Arbër Hoxha.
Masa e sigurisë “Arrest në burg”
1-Behar Brajoviq (Bajri)
2-Safet Rustemi
3-Ilir Rustemi
4-Asmer Bilali
5-Ismet Idrizi
6-Sirjan Alija
Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”
7-Jorida Murati
Masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”
8-Senad Halluni
9-Florine Hoxha
10-Mira Nikaj (Përgjegjëse e financës në Spital)