Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim në margjinat e samitit të Partive Popullore Evropiane, me kryetaren e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer.
Basha shprehet në rrjetet sociale se Partia Demokratike do angazhohet në përmbushjen e hapave gjermane të përcaktuara në Bubdestag si reforma zgjedhore.
“Sapo PD-se ti besohet qeverisja e vendit, me ndihmën e CDU dhe kryetares Annegret Kramp Karrenbauer do të vëmë në jetë një plan strategjik kombëtar për investimet gjermane dhe të huaja me potencial të madh për zhvillim dhe për të hapur mijëra vende pune”-shkruan ndër të tjera Basha.
Postimi i plotë:
Me kryetaren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, njëherësh Ministre e Mbrojtes e Gjermanisë pata kënaqësinë të bashkëbisedoja mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen që CDU i jep Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE. Partia Demokratike do të angazhohet për të përmbushur të gjithë hapat e përcaktuar në vendimin e Bundestagut, duke nisur me miratimin e reformës zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
E falenderova kryetaren e kristiandemokratëve gjermanë për ndihmën dhe përkrahjen e CDU me ekspertët e saj më të mirë për planin tonë ekonomik, zbatimi i të cilit do të ndihmojë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke hapur vende pune me paga dinjitoze në veçanti për të rinjtë.
Sapo PD-se ti besohet qeverisja e vendit, me ndihmën e CDU dhe kryetares Annegret Kramp Karrenbauer do të vëmë në jetë një plan strategjik kombëtar për investimet gjermane dhe të huaja me potencial të madh për zhvillim dhe për të hapur mijëra vende pune.
Përparësia jonë është që të rinjtë shqiptarë të kenë të gjitha mundësitë dhe të zgjedhin të ndërtojnë te ardhmen në Shqipëri.