Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon deputetin e CDU-së, Johann Wadephul


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka takuar në Lajpcig deputetin e partisë gjermane CDU në Bundestag.

Kryedemokrati thotë se ky ishte një takim i shkëlqyer ndërsa shpreh angazhimin për zbatimin e kushteve të Bundestagut.

“Takim i shkelqyer me Johan Wadephul. PD e angazhuar per zbatimin e kushteve te Bundestag per Shqiperine qe perbejne udherrefyesin per te dale nga kriza e rende politike dhe drejt integrimit ne BE permes demokracise, sundimit te ligjit dhe zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.”- shkruan Basha.

Basha ditët e fundit ka qenë në Lajpcig ku ka ndjekur zhvillimet e Kongresit të CDU-së. Ai thotë se në fokus të takimeve të tij me zyrtarë të CDU-së dhe jo vetëm, ka qenë integrimi i vendit në BE dhe çelja e negociatave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *