Një paparac i është gjendur pranë aktores Courteney Cox në një moment të vështirë, kur dy qentë e saj u futën në telashe të mërkurën.
Sipas TMZ, dy këlyshët u larguan nga shtëpia e aktores në Malibu dhe dolën në autostradë. Aktorja u përpoq t’i kapte qentë por nuk arriti t’i ndalonte ata të dilnin në rrugë, kështu që edhe ajo nisi të vraponte pas qenve në autostradë duke rrezikuar jetën.
Fatmirësisht, një shofer arriti t’i dallojë qentë që po vraponin drejt tij, ndaloi makinën dhe i kapi ata para se të lëndoheshin.
Cox e falenderoi fotografin që i shpëtoi dy këlyshët dhe i ofroi atij para në shenjë mirënjohjeje. Por ai ia bëri të qartë aktores se nuk kërkonte asnjë përfitim për shpëtimin e qenve, madje as edhe një foto.
Por fotografi ia doli t’i siguronte pamjet gjithsesi, pasi kishte një kamera në makinë që kishte filmuar gjithçka.