Vendosni fjalën kyçe....

“Gjaku për Atdheun s’mund të bëhet ujë!” – dekorata që jep Meta për 75-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë


Vetëm pak ditë para festave të Çlirimit, presidenti i vendit Ilir Meta ka nderuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” organizatën e Veteranëve të LANÇ.

Kreu i shtetit e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale që e shoqëron bashkë me një foto të dekoratës.

 “Të dashur miq,
Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!”, thotë Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *