Forcat e policisë së Pekinit kanë mirëpritur gjashtë qen të klonuar në radhët e tyre të mërkurën.
Në një ceremoni në Bazën e Qenve të Policisë, trainerët vendosnin shenja, jaka dhe uniforma mbi qentë për të shënuar hyrjen e tyre në polici sipas gazetës shtetërore, China Daily.
Autoritetet filluan të bashkëpunojnë me firmat në fillim të këtij viti për të prodhuar qentë e klonuar duke përdorur mostra të lëkurës nga dy kafshë. Këlyshët kanë lindur në gusht.
ADN-ja e tyre është më shumë se 99 përqind identike me qentë dhurues, thanë zyrtarët. Ma Jinlei, një oficer policie që trajnon qentë, thotë se kjo përpjekje ka qenë një përparësi për autoritetet. Ai thotë se qentë e klonuar shfaqin të njëjtat aftësi sikurse qentë policorë jo të klonuar, për sa i përket kujtesës, guximit dhe agresionit.
Aoritetet kineze janë mbështetur te klonimi për të zvogëluar kohën e trajnimit dhe kostot lidhur me qenët e policisë. Trajnimi i qenve të policisë në Kinë zakonisht zgjat pesë vjet dhe kushton rreth 75,000 dollarë.