Vendosni fjalën kyçe....

Humbja me Skënderbeun i kushton stolin, Ahmataj shpërthen ndaj drejtuesve: Këtu mendojnë të heqin trajnerin para se të nisësh punë


Trajneri i Tiranës shprehu zhgënjimin për humbjen ndaj Skënderbeut ku në një intervistë pas ndeshjes shpërtheu ndaj drejtuesve të klubit bardh e blu.

Julian Ahmataj deklaroi se te Tirana para se të fillosh punë mendojnë të heqin trajnerin, dhe shtoi se i ka paraqitur dorëheqjen Presidentit Halili para se ta largonin.

Rezultati është një zhgënjim shumë i madh, por nuk mendoj se i falëm një pjesë loje. Pësuam në dy momente, ku ishim në superioritet numerik, ndaj më vjen keq që marrim gola të tillë, ashtu si nuk zgjidhim mirë situatat në sulm. Këto gjëra rregullohen, pro më vjen keq pasi këtu përpara se të fillosh punë, mendojnë të heqin trajnerin. Unë i kam paraqitur dorëheqjen presidentit Halili dhe nëse mendojnë se jam unë e keqja, nuk ka nevojë të më heqin, pasi largohem vetë. Më habit shumë mënyra se si i marrim golat”-deklaroi Ahmataj në një intervistë për Supersport pas ndeshjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *