Vendosni fjalën kyçe....

I shiti sekretet Kinës, dënohet me 19 vjet burg ish-agjenti i CIA-s


Një ish-agjent i CIA-s është dënuar me 19 vjet burgim për shkak të shitjes së të dhënave sekrete për qeverinë kineze.

Jerry Chun Shing Lee, 55 vjeç, ka punuar për CIA-n 13 vjet në disa vende dhe kishte të dhëna të klasifikuara dhe për emrat e zyrtarëve të fshehtë të CIA-s në Kinë.

Le u shpall fajtor për spiunazh, por avokatët e mbrojtjes thonë se s’ka prova që Lee të ketë bërë një gjë të tillë, shkruan NYT.

Prokurorët thonë se oficerët e inteligjencës kineze i dhanë Lee më shumë se 840,000 dollarë gjatë një periudhe tre vjeçare, dhe se Lee me shumë gjasa u dha atyre të gjitha informacionet që ai kishte si një oficer i CIA-s. Ata kërkuan një dënim me burg për më shumë se 20 vjet.

Avokatët e mbrojtjes thonë se qeveria nuk e vërtetoi kurrë se paratë vinin nga Kina ose që Lee ndonjëherë kishte realizuar ndonjë plan për të dhënë sekretet qeveritare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *