Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Nesër e të hënën kam propozime konkrete për Referendumin


Presidenti i vendit Ilir Meta nuk i ndahet idesë së tij për të mbajtur një Referendum të Ri në Shqipëri.

E madje paralajmëron se të dielën e të hënën do të dalë me ide konkrete.

Kreu i shtetit sulmon qeverinë duke thënë se kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi, prandaj sipas tij ka ardhur koha t’i jepet fjala sovranit përmes referendumit.

 “Të dashur qytetarë!

Ja çfarë ka vendosur populli shqiptar në referendumin për Kushtetutën:

Neni 150

Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

U bënë 21 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues për të bërë të pamundur ushtrimin e demokracisë direkte!

Por tani nuk ka më tolerim dhe as justifikime!

Kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi. Ajo nuk e njeh dialogun politik, interesin publik dhe kombëtar. Ndaj tani çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve.

Çfarë e keqe e gjeti Zvicrën nga Referendumet?

Le të pushojmë sot e nesër dhe të hënën do ju propozoj ide konkrete për Referendumin!”- shkruan Meta.

Presidenti Meta prej disa ditësh ka hedhur idenë për zhvillimin e një referendumi të ri për Kushtetutën, qëkurse nisi përplasja mes tij dhe Kuvendit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *