Kanë përfunduar dy sfidat e para në Superligë ku Kukësi ka mposhtur Bylisin ndërsa Luftëtari dhe Flamurtari e kanë mbyllur në paqe mes njëra tjetrës.
Flamurtari barazoi me Luftëtarin në shtëpi me rezultatin 1-1. Ishte skuadra mike e cila shënoi me Rapon në minutën e 52’ ndërsa goli i barazimit për pritësit e takimit do vinte nga këmbët e Vatnikajt në minutën 92 lojtar i cili dy minuta më vonë do largohej nga fusha me karton të kuq.
Në sfidën tjetër Kukësi mposhti Bylisin me rezultatin 2-1. Kukësi kaloi në avantazh me Abazajn në minutën e 20’ ndërsa për ballshiotët do barazointe provizorisht Guindo në minutën e 42. Në barazim do mbyllej pjesa e parë. Goli i fitores për verilindorët do shënohej nga Rroca në minutën e 74.
Me 3 pikët e marra Kuksëi merr vendin e dytë , duke e kaluar me 1 pikë Bylisin në renditje.
Pas kësaj sfide Luftëtari renditet në vendin e 9-të me 8 pikë ndërsa Flamurtari në fundin e tabelës me 5 pikë.