Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombin në rrethrrotullimin e Milotit.
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë nga përplasja e makinës me këmbësorin.
I plagosuri është dërguar drejt Tiranës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek “Rrethrrotullimi i Milotit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.