Këto janë pamjet e para të një biznesmeni britani, i cili u qëllua për vdekje në Costa del Sol.
Biznesmeni 39-vjeçar, Peter Andrew Williamson, u vra të enjten pasi kishte parkuar jashtë vilës së tij luksoze në Riviera del Sol pranë qytetit të Fuengirola.
Ai sapo kishte zbritur nga Audi i tij pas kthimit nga palestra, kur është qëlluar me armë nga një automjet tjetër i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Williamson u raportua i vdekur në vendngjarje, pasi një nga shtatë plumbat e qëlluar e goditi atë në zemër siç shkruan “The Sun”.
Të dhënat e biznesit tregojnë se Williamson ishte regjistruar si një ndërmjetës i vetëpunësuar në sektorin bujqësor, i specializuar në “tregtinë ndërkombëtare”.
Policia dyshon se vrasja e biznesmenit britanik ishte e lidhur me drogën. Ai ishte arrestuar nga policia spanjolle në mars, nën akuzën se kishte përdorur një firmë transporti për të dërguar kanabis nga Malaga në një destinacion të paidentifikuar.