Dy persona janë vënë në pranga në Gjirokastër, pasi akuzohen se kanë tentuar të vjedhin një makinë.
Të arrestuarit janë personat me inicialet A.L., dhe O.P., të cilët dyshohen se kanë tentuar të vjedhin një “Mercedez-Benz” gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “18-Shtatori”.
“Menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të këtyre dy shtetasve, ku pas një pune të mirëorganizuar bënë të mundur arrestimin e tyre. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L., 25 vjeç dhe O.P., 34 vjeç, banues në Skrapar”, thotë policia.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.