Skënderbeu ka mposhtur Tiranën në Korçë duke i kaluar në renditje.
Më fitoren 2-1, “ujqërit e dëborës” shkojnë në vendin e katërt me pikë të barabarta me Bylisin që humbi ndaj Kukësit.
Golat u shënuan nga Krasaniqi dhe Ndecky ndërsa për “bardh e blutë” shënoi Hasani në minutat shtesë të takimit.
Tirana mban vendin e 6-të me një pikë larg korçarëve.