Vendosni fjalën kyçe....

Trump: E shkarkova ambasadoren në Ukrainë se s’më bindej, s’vari as foton time në ambasadë


Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar arsyet se përse vendosi të shkarkojë nga detyra, ambasadoren e SHBA-së në Ukrainë.

Trump thotë se ambasadorja Marie Yovanovitch nuk pranonte të varte foton e tij në ambasadën amerikane në Ukrainë, e as nuk mundohej të mbronte presidentin e vendit të saj, pavarësisht se atje përfaqësonte shtetin amerikan.

Trump tha në emisionin e mëngjesit në “Fox News: “Kjo ambasadore, për të cilën të gjithë thonë se ishte aq e mrekullueshme, nuk do të varte fotografinë time në ambasadë. Ajo është në krye të ambasadës,  për një vit e gjysmë, dy vjet.

Ajo thoshte gjëra të këqija për mua, ajo nuk do të më mbronte mua dhe unë kam të drejtë të ndryshoj ambasadorin. Standardi është që ambasadori të vendosë foton e presidentit të Shteteve të Bashkuara në ambasadë. Nuk ishte një engjëll kjo grua, mirë?”

Zonja Yovanovitch dëshmoi javën e kaluar kundër presidentit, duke thënë se ishte pushuar nga puna me “pretendime të rreme” nga njerëz me “motive të diskutueshme”. Në dëshminë e saj, Yovanovitch tha se pretendimi se ajo ishte e pabindur ndaj presidentit Trump, ishte i rremë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *