Të paktën 23 persona humbën jetën pasi një avioni privat u rrëzua në një zonë banimi në Republikën Demokratike të Kongos.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, një avion privat ‘Dornier-228’ i firmës lokale të udhëtimit ‘Busy Bee’ ra menjëherë pas nisjes, duke u përplasur në një shtëpi në qytetin e Gomas.
Zyrtarët e kompanisë thanë se kishte gjithsej 19 persona në bord, dy prej të cilëve ishin pilotët.
Joseph Makundi, kreu i Mbrojtjes së Aviacionit Civil, tha se zyrtarët morën gjithsej 23 trupa rreth vendit të rrëzimit.
Carly Nzanzu Kasivita, guvernator i shtetit të Kivu Veriut, vuri në dukje se aeroplani u largua nga aeroporti me vonesë.
Zyrtarët e kompanisë deklaruan se avioni mund të jetë rrëzuar për shkak të ndonjë defekti teknik.