Vendosni fjalën kyçe....

75 vjetori i çlirimit, takim kohësh në veprimtarinë e Teatrit të Operas dhe Baletit (Video)


Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do organizojë mbrëmjen e 29 nëntorit, në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit, një veprimtari muzikore.

Veprimtaria është titulluar “Rrok’e Agimin”, pasi është një gërshetim i orkestrës simfonike me bandën elektrike, një takim vokalesh lirikë e të muzikës pop.

Ajo do zhvillohet në Parkun Olimpik pranë Kompleksit Dinamo, që do shndërrohet në skenë teknologjike, për të mirëpritur artistët dhe interpretuesit.

Koncerti është ndërtuar me këngë partizane, me përpunime dhe risjellje të këtyre këngëve prej autorëve të rëndësishëm që pasqyrojnë epopenë e Luftës Çlirimtare.

Programi përmban krijimtari të kompozitorëve të luftës e pasluftës, me teematikë lirisn dhe rindërtimin e vendit të rrënuar nga Lufta e II-të Botërore.

Gjatë mbrëmjes do jenë pjesë e repertorit kolonat zanore të disa filmave me tematikë nga rezistenca kundër pushtuesve nazifashistë, ku bashkohet krijimtaria e Çesk Zadesë, Kujtim Laros, Aleksandër Lalos, Feim Ibrahimit, Limos Dizdarit, etj, me frymën e orkestracioneve bashkekohore të emrave si Alfred Kaçinari e Gerti Druga, si edhe interpretimit të emrave të rinj, si Gjergj Kaçinari apo Kamela Islamaj.

75 vjetori përkon edhe me 100 vjetorin e lindjes së Kostandin Trakos, dirigjenti i parë i TKOB-së e njëkohësisht i pari mjeshtër kori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *