Një autobus udhëtarësh dukej i pafuqishëm për të lëvizur, ndërsa ngeci në një hendek me dëborë në mes të një rruge në Rusi deri në momentin kur u thirr një tank ushtarak për ta shpëtuar.
Autobusi bllokoi hyrjen në fshat duke rrëshqitur në dëborë e duke bllokuar edhe qarkullimin në rrugë.
Incidenti ndodhi në një fshat të vogël në rajonin e Lindjes së Largët, Amur të Rusisë ndërsa askush nuk mundi dot që ta lëvizë autobusin, as kamionë të fuqishëm.
Akademia ushtarake u shfaq për të zgjidhur problemin duke përdorur një tank ‘T-80BV’, që e tërhoqi autobusin si të ishte një lodër.