Vendosni fjalën kyçe....

Britani kapet kokainë me vlerë 10 milionë funte


Një shofer kamioni është arrestuar në Britani të Madhe pasi në këtë mjet transportues u gjetën 97 pako me kokainë. Ato ishin të fshehura nën pakot me mish peshku të ngrirë dhe secila peshonte rreth 1 kilogram.

Kjo sasi e madhe e drogës së shtrenjtë u gjet në një kamion frigorifer në Sussex në mëngjesin e së shtunës.

Agjencia Kombëtare e Krimeve tha se këto pako me kokainë do të shiteshin në tregun me pakicë për rreth 10 milionë funte.

Shoferi James Satterley, 50 vjeç, nga qyteti Maidenhead është arrestuar nga policia dhe është ngarkuar me veprën penale të transportimit të drogës së klasës A. Ai po mbahet në paraburgim dhe pritet të dalë në gjykatë të hënën.

Hetuesi i Agjencisë Kombëtare të Krimeve, Paul Morris, tha: “Duke punuar me partnerët tanë, ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i penguar grupet e krimit të organizuar që janë të përfshira në importimin e sasive të mëdha të drogës së klasës së parë, e cila nxit dhunë serioze dhe ndikon te pjesëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë sonë”, shkruan “Independent”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *