Si pjesë e një plani ristrukturimi radikal prej 8,3 miliardë dollarësh, ‘Deutsche Bank’ ka shkurtuar deri më tani mbi 4,000 vende pune, me rreth 18,000 të tgjera që pritet të vijnë deri në vitin 2022.
Përdorimi i inteligjencës artificiale ka rritur në mënyrë masive produktivitetin në sektorë të caktuar të biznesit, sipas Mark Matthews, kreu i operacioneve bankare të korporatave dhe investimeve të ‘Deutsche Bank’.
Ai tha për ‘Financial News’ se deri më tani 680,000 orë punë manuale janë kursyer.
‘Banka ka përdorur robotët për të përpunuar 5 milionë transaksione në bankën e saj të korporatave dhe ka kryer 3.4 milionë kontrolle brenda bankës së saj të investimeve.’ – tha ai.
Matthews tha se kapitali do të vazhdojë të zvogëlohej dhe se modeli i bankës ishte ulja e kostove dhe në të njëjtën kohë përmirësimi i mjedisit të kontrollit dhe përvojës së klientit.
‘Deutsche Bank’ është duke u përpjekur të automatizojë pjesë të mëdha të punëve përmes një strategjie të re të quajtur ‘Operations 4.0’, si pjesë e iniciativës së saj për të kursyer 6.6 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme.