Dhjetëra fëmijë kanë vdekur nga përhapja e fruthit në Ishullin Samoa të Paqësorit.
Një situatë e ngjashme u shfaq edhe para disa vitesh në këtë ishull duke bërë që autoritetet të shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme.
Me vetëm 200 mijë banorë, në ishull janë vërejtur të paktën 2 mijë raste me fruth javët e fundit të cilat kanë çuar në vdekjen e disa fëmijëve.
Në vend ka nisur vaksinimi masiv ndërsa Zelanda e Re dhe Australia kanë dërguar mnë Samoa ekipe mjekësh për të ndihmuar në përballimin e situatës.