Vendosni fjalën kyçe....

“Ka frikë nga reforma në drejtësi” – Basha e Rama me akuza të njëjta ndaj njëri-tjetrit


Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët pas kthimit nga Gjermania ku mori pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane, kreu i PD-së, Basha, e akuzoi kryeministrin Rama se i trembet insitucioneve të reja të drejtësisë duke u përpjekur t’i dublojë ato me nisma personale.

Ai tha se Rama i trembet SPAK-ut prandaj propozon projektligje paralele.

‘Nesër do bëjë një SPAK të vetin. Është një mashtrim. Ky model është i papranueshëm. Edi Rama ngre SPAK paralel sepse ka frikë nga SPAK-u real e nga reforma në drejtësi. Kjo qeveri a ka kthyer Shqipërinë në një strehë të kriminelëve nga Amerika deri në kontinentet më të largët. Peshku është qelbur nga koka. Zgjidhja janë zgjedhjet e ndershme, për të pasur qeveri jo bashkëpunëtorë me kriminelë. Mos harroni, rastet e Dibrës, Tahirin, Dakon, Gjiknurin, Pjetrin, Kajmakun, Tahiri, Xhafaj, Roshi etj. Sa herë që njerëzit e tij janë kapur në krim, Rama i ka mbrojtur. Ka edhe dy persona non grata Doshin edhe Dakon. Rama do të bëjë gjithçka për të sabotuar SPAK-un. Do bëjë spektakël, do iu bjerë nja dy personave ndoshta, bandat rivale. Por ka frikë nga SPAK-u’, tha Basha.

Të njëjtat akuza ka bërë edhe kryeministri Rama për kryedemokratin.

Kreu i qeverisë ka muaj të tërë që në seancat parlamentare apo në daljet publike deklaron se Basha ka frikë nga drejtësia e re dhe nga reforma në drejtësi.

‘Frika e drejtësisë i ka zënë sa nuk ka mbetur peshk në liqenin e Tiranës që nuk e kupton se ata nuk duan zgjedhje sepse nuk duan drejtësi. Sepse kanë frikë të përballen me popullin në zgjedhje’, ka thënë Rama në një rast gjatë një mitingu elektoral.

‘Opozita ka frikë nga reforma në drejtësi dhe po përpiqet ta ndalë atë. Ju e dini shumë mirë se kush janë. U pëpoqën që ta ndalin reformën në drejtësi. Erdhën atje në radhë sepse Amerika ua futi këmbët në një këpucë.’ – ka deklaruar Rama një një tjetër rast.

Gjatë fjalës së tij përpara mbështetësve të PS-së, në Lezhë,. Rama deklaronte: ‘Beteja për drejtësinë ishte një vazhdim i asaj të hapur që prej vitin paraardhës, duke e ndarë politikën në dy kampe, nga njëra anë kampi i reformistëve i PS dhe i të gjithë atyre që e duan reformën të shkojë deri në fund dhe kampi tjetër, i të tremburve nga reforma, i cili tanimë është zgjedhur edhe kundër reformës në drejtësi të aleatëve tanë të mandatit të parë. Po kërcënohet çelja e negociatave brenda Shqipërisë, nga frika për reformën në drejtësi.’ tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *