Vendosni fjalën kyçe....

Kompaninë e veshjeve luksoze e bëjnë për një lek pas veshjes së prezantuar, e tërheq menjëherë


Marka luksoze e modës ‘Loewe’ ka kërkuar falje dhe ka tërhequr një veshje të dizenjuar prej saj pas ankesave se ajo dukesj si veshje e të internuarve në kampet naziste të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Këmishat dhe pantallonat me shirita bardh e zi u prezantuan nga shtëpia spanjolle e modës si pjesë e një koleksioni special të frymëzuar nga përpunuesi anglez i qeramikës në shekullin e 19-të, William De Morgan.

Sidoqoftë, veshja ngjalli polemika pasi shumë persona theksonin ngjashmërinë e saj me uniformat me shirita ikonikë të veshur nga të burgosurit e kampeve të përqendrimit nazist.

Në një deklaratë të postuar në ‘Instagram’, kompania tha se ishte njoftuar se njëra nga pamjet e saj ‘mund të keqkuptohej sikur i referohej një prej momenteve më të urryera në historinë e njerëzimit’ dhe i kërkoi falje kujtdo që mund të mendonte se kompania ishte e pandjeshme ndaj kujtimeve të shenjta të atyre që kanë vuajtur.

Më pas u njoftua se produkti ishte tërhequr.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *