Vendosni fjalën kyçe....

Meta tubim në 8 dhjetor për nisjen e “Dialogut me Shqipërinë”


Kreu i Shtetit Ilir Meta në datën 8 dhjetor do organizojë një tubim i cili do jetë pikënisja e një dialogu me të Shqipërinë.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Edhe më herët Meta ka paralajmëruar se do ndërmarrë një nismë nëpër gjithë Shqipërinë për një referendum të mundshëm por që nuk i ka sintetizuar akoma detajet e kësaj nisme.

Tubimi mbarë popullor siç e quan zëdhënësi i presidencës do zhvillohet në sheshin Demokracia.

“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!
SHQIPËRIA E PARA!”-
shkruan Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *